E shtunë, 1 tetor. Bie shi i besdisshëm, por është fundjavë dhe asgjë s'e mund dëshirën për të dalë. Problemi i vetëm mbetet zgjedhja e veshjes. Nuk do diçka shumë ekstra sepse hellooo është shi, por nga ana tjetër do të dukesh cool duke u veshur thjesht dhe rehat. Kombinimet më poshtë mund t'i vishni nëse jeni 25 ose 65- nuk përbën ndryshim. S'dalin kurrë nga moda dhe ju s'gaboni asnjëherë me to.
#1. Këmishë dhe pantallona të gjera. Nuk gabon kurrë!
#2. Fustan mëndafshi nga ata të verës dhe një xhaketë oversize përsipër
#3.Xhinse me prerje drejt dhe një triko
#4. Një kostum të lirshëm në ngjyrën e preferuar!
#5. Një fustan treçereksh me një xhaketë dhe çizme të gjata
#6. Një pulovër me vija, pantallona të bardha dhe pardesynë e vjeshtës
#7. Atlete, pantallona klasike dhe një xhaketë me prerje të gjerë
Burimi: Who What Wear