Pas hipnotizimit që na bëri Bella Hadid e cila hyri në sfilatë thuajse nudo dhe doli me një fustan të bardhë, njerëzit u zgjuan dhe kanë pyetje.
trying to understand how the spray paint on bella hadid turned into a full moving coperni dress pic.twitter.com/pDE1508ghw
— noah (@pradachurch) September 30, 2022
Si mund të kthehet spray i përdorur live në një fustan me copë prej vërteti? Ç'magji bënë dizajnerat dhe ekspertët e Coperni gjatë prezantimit të koleksionit Pranverë/Verë 2023?
Në fakt teknika e spërkatjes me spray u zhvillua nga Fabrican, një kompani e themeluar nga stilisti dhe shkencëtari spanjoll Manel Torres. Likuidi i Fabrican përmban fibra pambuku ose sintetike, të cilat qëndrojnë "pezull" në një tretësirë ??polimeri që avullohet kur bie në kontakt me trupin. Pas veshjes, mund të hiqet dhe të kthehet përsëri në solucionin fillestar, gati për ripërdorim.
Bashkëthemeluesit e Coperni, Sébastien Meyer dhe Arnaud Vaillant kanë punuar me Torres dhe ekipin e tij në Qendrën e Inovacionit Bioscience të Londrës për plot 6 muaj për të zhvilluar fustanin e famshëm që mbajti veshur Hadid.
"Është detyra jonë si stilistë të provojmë gjëra të reja dhe të tregojmë një të ardhme të mundshme”, - u shpreh Meyer, i cili është gjithashtu drejtor kreativ i markës. “Ne nuk do të fitojmë para për këtë, por është një moment i bukur – një përvojë që krijon emocione.”
Shfaqja ishte e mbushur plot me momente virale. Coperni prezantoi gjithashtu një version solid ari të çantës së tij Sëipe, me vlerë 100,000 €; veshje dhe aksesorë holografikë me lule; copa të mbuluara me copëza xhami, etj.
Me një prezantim si ky, Coperni ka tërhequr vëmendjen e konsumatorëve të rinj të luksit anembanë botës, të cilët janë tërhequr nga ndjesia e tij e risisë dhe çmimi i aksesueshëm i luksit (çantat nga 600-1100 euro).
Burimi: Elle, Vogue Bussines