Celebrity

Kylie Jenner u shfaq në Javën e Modës në Paris me mbathje!

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2022

Kylie Jenner u shfaq në Javën e Modës në Paris me mbathje!
@kyliejenner/ Instagram

Koleksioni i ri i Loewe në Javën e Modës në Paris, përpos modeleve të reja që u prezantuan, vëmendjen e tërhoqi edhe veshja e Kylie Jenner. Ajo e ka postuar kombinimin në Instagram, me mbishkrimin "pa pantallona, pa problem. Mëngjeset me @loewe" dhe shfaqet e pashqetësuar, me një filxhan në dorë.

Kylie Jenner u shfaq në Javën e Modës në Paris me mbathje!
@kyliejenner/ Instagram

Ylli i “The Kardashians” u shfaq me një bluzë nga marka, mbathje dhe një pallto të gjatë gri.

Veshja u plotësua me geta, këpucë dhe syze të zeza.

Jenner tërheq gjithmonë vëmendje me veshjet e saj, por këtë herë ngjalli edhe konfuzion. Gjithsesi, e dimë që herët a vonë do të kthehet në trend kombinimi i saj.

Artikuj të sugjeruar: