"Të gjithë të rriturit kanë qenë dikur fëmijë, por vetëm disa prej tyre arrijnë ta kujtojnë..."
Kjo shprehje, shkëputur nga libri i famshëm i autorit Antoine de Saint-Exupéry, "Princi i Vogël", më vjen ndërmend thuajse në mes të çdo situate me të cilën duhet të përballem në përditshmërinë time.
Duket kaq e thjeshtë, por filozofia e saj është një e vërtetë universale që të ndihmon t'i japësh vetes dhe të tjerëve shumë përgjigje dilemash. Njësoj siç është i gjithë ky libër- që pa frikë do ta quaja Bibël për fëmijët dhe prindërit. Fëmijët janë të vetmit vëzhgues të vëmendshëm, ata observojnë gjatë gjithë kohës çfarë ndodh përreth.
Madje, prindërit shpesh harrojnë se e gjithë fuqia e botës qëndron tek të vegjëlit e tyre-ata kanë shqisat më të zhvilluara, më të qarta dhe janë të vetmit që e dallojnë menjëherë të vërtetën. E keni vënë re që një fëmijë nuk mund t’i manipuloni kurrë? S'e manipuloni dot sepse ai në mënyrë intuitive e ka dalluar të vërtetën edhe para jush. Thënë këtë, është detyra e çdo prindi ta trajtojë me respekt, ta edukojë duke i ruajtur naivitetin, por të kontribuojë siç duhet gjatë formimit të identitetit të tij.
E di që kur përmblidhet në 3 rreshta duket e thjeshtë, por hera herës lind nevoja e përsëritjes dhe padashje prindërit gabojnë duke i rritur fëmijët në mënyrë automatike. Nuk mendoja që do të lumturohesha aq shumë kur teksa shkoja për në shtëpi më kapi syri një vilë të bukur me një oborr të mbushur plot ngjyra..
Ngrita sytë dhe pashë çfarë s'mendoja se do ta shihja në një cep të Tiranës. Vila në fakt, ishte një kopësht me emrin "Princi i Vogël". Ishte pikërisht ky emër që zgjoi kuriozitetin të futem brenda dhe teksa dëgjoja fëmijët që gumëzhinin brenda çerdhes/kopështit nuk hiqja dot sytë nga çfarë kishte përreth.
Më në fund, kisha gjetur një vend që përdorte filozofinë më të
përulur, fisnike dhe funksionale në botë për të edukuar vogëlushët. Gjithçka të kapte syri në atë kopësht lidhej me "Princin e Vogël" Kishte ilustrime të shkëputura prej librit, ngjyra, shprehje të famshme të librit që më kthyen shumë pas në kohë- kur nënvizoja fragmente që s'doja t'i harroja kurrë prej tij.
“Autoriteti bazohet mbi arsyen”- kështu i thotë mbreti princit të vogël dhe kjo ishte pikërisht motoja e gjithë stafit të “Princit të vogël”
Çdo hap forconte edhe më idenë time: Njerëzit që krijuan dhe drejtojnë këtë kopësht duhet të ishin pa asnjë diskutim shumë të veçantë! Ishte e vërtetë. Një bisedë e shkurtër me themeluesin e kopshtit "Princi i Vogël" dhe s'doja të dilja më prej aty. Edukatoret dhe gjithë të tjerët nuk e shihnin atë ambjent si vend pune-misioni i tyre ishte që prej asaj dere fëmijët të dilnin fëmijë me identitet, të zhvilluar nga ana logjike dhe njëkohësisht të lumtur në
naivitetin e tyre natyral.
“Të rriturve duhet t’i shpjegosh gjithmonë gjithçka dhe kjo është shumë e lodhshme për ne të vegjëlit”
Eshtë e lehtë të japësh një urdhër apo një dënim, por në fund të ditës për çfarë do t'i shërbente nëse s'do të kuptonin thelbin? Komandat janë për makineritë e ndërsa brenda atij ambjenti ishin të gjithë
"princa të vegjël" gati për të zbuluar dhe shijuar me sytë shumë të hapur edhe gjërat më të zakonshm të jetës, që ne të rriturit prej kohësh s'i shohim më.
Gjatë vizitës tek "Princi i Vogël" kuptova se të gjithë ne (njerëzit) lindim krijues. Shihja fëmijët dhe mendoja sesa kreativë janë dhe se çfarë u bëjmë ne ditë pas dite që padashje, shkatërrojmë kreativitetin
e tyre. "I detyrojmë" të besojnë gjëra që ndoshta s'duan dhe s'duhet t'i besojmë. I shpërqëndrojmë duke menduar se e mira jonë është e mira e tyre. “Lufta” e këtij kopshti kaq të veçantë ishte pikërisht kjo:
Fëmijët duhet të forcojnë arsyen dhe logjikën pas çdo veprimi apo mos veprimi.
"Princi i Vogël" i lejonte fëmijët të ishin fëmijë dhe më interesant ishte përfundimi që vërtetonin i gjithë stafi ditë pas dite: Fëmijët mësojnë të jenë diplomatët më të mëdhenj sepse me të rriturit, është e
pamundur të jesh 100% i vërtetë, i ndershëm apo i sinqertë.
Sot prindërit janë gjithë kohës duke kërkuar për kopshte/shkolla që merren më shumë me zhvillimin dhe formimin e të vegjëlve sesa thjesht me sigurimin e tyre fizik gjatë kohës që vetë janë në punë.
"Princi i Vogël" ishte e mesmja e artë. Aty, jo vetëem ushqehej mendja, por edhe trupi. Kuzhina përshembull të kujtonte gjithë ushqimet e shtëpisë, ku gjyshja gatuante me aq dashuri dhe
aroma që dilte nga pjata e vendosur mbi tryezë ishte gjithmonë në harmoni me stinën! Edhe tek “Princi i Vogël” siguronin gjithë perimet dhe frutat e nevojshme të stinës për t'i bërë çdo ditë
supëra me ngjyra të ndryshme që vetë procesi i ngrënies të ishte zbavitës për ta.
“Vetem femijet e dine çfare duan vërtetë”
Politikat e "Princit të Vogël" ja kishin thjeshtësuar shumë jetën prindërve. Thjesht sepse ky kopësht ndiqte pikërisht këtë filozofi: Fëmijët e dinë vetë çfarë duan, prandaj ata do të merrnin shpejt pergjigje prej të vegjëlve në lidhje me “Princin e Vogël”.
Drejtuesit e kopshtit besonin fort dhe këmbëngulnin duke i thënë prindërve të merren më tepër me reagimet e të vegjëlve, të studiojnë mimikat, gjestet dhe çfarë ata thonë për të marrë një përgjigje. Çfarë mësova brenda dyerve të atij kopështi (që ishte shumë më tepër se aq) është se jemi ne, të rriturit që i konfuzojmë fëmijët. Jemi ne ata që i themi të hanë një gjë dhe të mos hanë një tjetër. Kështu, dalëngadalë bëjmë që instiktet e tyre natyrale të mos funksiojnë më...
Kurse "Princi i Vogël" ishte një botë tjetër që këmbëngulte në të vërtetën e madhe se "është vetëm zemra ajo që sheh qartë dhe se çfarë është thelbësore në ketë botë, është e padukshme dhe e pakapshme prej syrit..."