Celebrity

Ekspertja mbretërore thotë se Meghan Markle donte të ishte *Queen Bee* e pallatit mbretëtor

Shkruar nga Anabel

3 Tetor 2022

Ekspertja mbretërore thotë se Meghan Markle donte të ishte *Queen

Sërish thashetheme dhe spekulime për Meghan Markle! Një eskperte mbretërore pretendon se rrënja e dramës së Meghan-it me pallatin mbretëror ishte sjellja e supozuar e dukeshës që çoi në "përplasje personaliteti" midis saj dhe anëtarëve të stafit të saj.

Në një intervistë me The Royal Beat të True Royalty TV, ekspertja mbretërore Katie Nicholl shpjegoi se stili i punës së Meghan ishte mjaft intensiv.

"Unë nuk mendoj se fakti që [Meghan] dërgonte email herët në mëngjes ishte në të vërtetë një problem i madh sepse [mbreti] dërgonte gjithashtu email natën vonë," tha Nicholl (via The Mirror). "Por unë besoj se referuar njerëzve me të cilët fola, shumë prej të cilëve punuan për dukën dhe dukeshën e Sussex-it, ishte se Meghan në veçanti donte që gjithçka të bëhej tani."

Fatkeqësisht, gjërat nuk funksionojnë kështu në botën mbretërore dhe, sipas Nicholl, kjo rezultoi në përplasje midis Meghan dhe të tjerëve në pallat dhe në familjen mbretërore.

"Ajo priste përgjigje të mënjëhershme, në mënyrë që të krijonte një ide, donte që gjithçka që kërkonte të kryehej të nesërmen dhe nuk e kuptoi se pallati funksiononte me një ritëm tjetër," shtoi Nicholl. "Unë mendoj se ka pasur përplasje kulturore, ka pasur përplasje personaliteti, por mendoj se në fund të fundit, Meghan donte të bëhej Queen Bee.”

Queen Bee – term që përshkruan një grua që ka një pozicion dominues, kontrollues ose drejtues në një grup ose sferë të caktuar.