Marredhenie

‘Jam psikologe dhe kjo është mënyra se si mund të dalloni nëse dikush po përpiqet t'ju manipulojë’

Shkruar nga Anabel

3 Tetor 2022

‘Jam psikologe dhe kjo është mënyra se si mund të

Manipulimi, qoftë ai i fshehtë apo i drejtpërdrejtë, ndodh gjatë gjithë kohës. Nga një zënkë me partnerin tek shefi që ju bën presion për të marrë një projekt tjetër, manipulimi mund të ndodhë kudo dhe ju as që mund ta kuptoni se po ndodh. Psikologia Rachel Hoffman jep disa këshilla:

Shenjat e sjelljes manipuluese

- Refuzimi i kompromisit
- Sjellja pasive-agresive
- Rritjet dhe uljet ekstreme emocionale që ndikojnë në marrëdhënie
- Izolimi nga marrëdhëniet me familjen dhe miqtë
- Dëmtimi i qëllimshëm i vetëvlerësimit dhe besimit tuaj përmes komenteve dhe shakave lënduese
- Presion për të marrë vendime të shpejta

Nëse nuk jeni të sigurt nëse jeni duke u manipuluar, Dr. Hoffman sugjeron t'i bëni vetes disa pyetje:

A jam i izoluar nga marrëdhëniet e tjera? Një person manipulues dëshiron fokusin dhe besnikërinë tuaj të plotë dhe shpesh do të ndërmarrë hapa për të krijuar distancë midis jush dhe njerëzve të tjerë të rëndësishëm.

A jam nën presion për të marrë vendime të shpejta? Ndoshta nuk keni informacion të mjaftueshëm, ose ndoshta diçka thjesht nuk shkon. Dikush që përfshihet në sjellje manipuluese do t'ju bëjë presion për t'i injoruar ato ndjesi dhe për të bërë zgjedhje të shpejta.

Gaslighting? A e gjeni veten vazhdimisht në dyshim për gjërat që kanë ndodhur? A mendoni vazhdimisht për çfarë ka ndodhur në mënyrë që të zbuloni të vërtetën? Kjo mund të jetë një shenjë e fortë që jeni duke u manipuluar.