Social Buzz

S’e merrni dot me mend shifrën me të cilën do të shiten syzet e vrasësit Jeffrey Dahmer

Shkruar nga Anabel

3 Tetor 2022

S’e merrni dot me mend shifrën me të cilën do të

Një fans i fiksuar pas Jeffrey Dahmer mund t’i blejë syzet që ky i fundit mbajti gjatë periudhës kur vuajti dënimin në burg për shifrën 150,000 dollarë.

S’e merrni dot me mend shifrën me të cilën do të

Taylor James, i cili është pronari i “Cult Collectibles” në Kanada u shpreh për TMZ se kjo do të jetë shifra me të cilën do të shiten syzet e vrasësit serial.

Këto syze “kanë vlerë” pasi u mbajtën nga vrasësi famëkeq gjatë kohës kur ai akuzohej për faktin që drogonte, përdhunonte, vriste dhe kryente akte kanibalizmi ndaj viktimave të tij për një periudhë rreth 20-vjeçare (1970-1990).

Dahmer mbajti pikërisht këtë model syzesh, derisa u burgos dhe u vra nga një tjetër i burgosur, ironikisht, në të njëjtën mënyrë siç kreu vrasjen e parë*.

*Viktima e parë e Dahmer ishte një djalë i ri, i cili u vra me një pajisje palestre dhe në të njëjtën mënyrë vdiq edhe vrasësi serial nga i burgosuri, i cili mori hak për të gjitha makrabitetet.

Për momentin, Dahmer është kthyer në një tematikë mjaft të lakuar, për shkak edhe të serialit të Netflix, “Dahmer – Monster: The Jeffrey Dahmer Story”, ku rrëfehet fëmijëria, jeta dhe aktiviteti i vrasësit famëkeq.

Artikuj të sugjeruar: