
Është viti 2007, kënga "Umbrella" e Rihanna-s dëgjohet kudo. Ti me siguri nuk ia di tekstin ende, por je gjithnjë i gatshëm të thuash "ella-ella-eh" dhe Rihanna duket kështu:

Ah, kohëra të bukura! Mesa duket, këngëtarja është bërë aq nostalgjike për atë periudhë sa ka vendosur ta kanalizojë gjithë nostalgjinë në modelin e ri të flokëve. Baluke anësore dhe një shkallëzim i lehtë:

Sigurisht, modeli duket më i modernizuar, por sidoqoftë, na kujton Rihanna-n e "vjetër" dhe na kthen pas në kohë.

Pas një pauze shumëëë të gjatë, Rihanna ka konfirmuar pjesëmarrjen në Super Bowl 2023 dhe ne mezi po presim të shohim si do na surprizojë 34-vjeçarja, pas kaq shumë kohësh.
Burimi: British Vogue