
Fëmijët, qofshin ata mbretërorë ose jo, thonë gjëra shumë të sinqerta dhe ky është një fakt.
Madje, edhe kur je Kate Middleton apo princ William nuk shpëton dot nga komentet e tyre “pa takt”. Rasti i fundit? Kate dhe William u treguan fëmijëve fotot e tyre të fejesës dhe ç’bënë ata? U tallën me prindërit, sepse para 10 viteve ata dukeshin shumë më të rinj.

Këtë e ka treguar vetë Kate gjatë një bisede me një fans në Uells, i cili mbante një flamur shumë nostalgjik, me momente të arta të familjes mbretërore. Në një prej fotove, ishte pikërisht momenti i fejesës së Kate dhe William.
The Princess of Wales saying that it feels extraordinary that William and her have been together for 20 years ?? and that their children joke about them looking so young in pictures ??
— The Wales Family ? (@Wales_05) September 29, 2022
~ 27th September 2022 ???????
? credit: mariahedges8 on tik-tok .#princessofwales #videos pic.twitter.com/K5VIX0Fb5h
Sapo pa flamurin, Kate bisedoi me fansin, duke i treguar edhe historinë. “Ne gjithmonë qeshim për këtë. Edhe kemi 11 vite të martuar, kemi qenë bashkë (me William) dyfishin e kësaj kohe, është e jashtëzakonshme”, u shpreh ajo. Më pas, Kate ndau reagimin e fëmijëve të saj, George, Charlotte dhe Louis, të cilët mesa duket janë më të sinqertë seç duhet “Fëmijët panë fotot dhe më thanë: “Mami, dukesh kaq e re!”. A thua se tani Kate nuk vijon të jetë një yll plot klas.
Shumë shpesh, Middleton ndaj fakte rreth jetës familjare, duke zbuluar herë pas here reagimet dhe komentet e princave dhe princeshës së vogël, të cilat janë gazmore dhe ndonjëherë, edhe lënduese.
Artikuj të sugjeruar:
- Princi George e ka përgjigjen në majë të gjuhës nëse dikush nga klasa guxon ta ngacmojë!
- Nga familjarët mbretërorë tek njerëzit e thjeshtë: Bota përcjell mbretëreshën
- Kate Middleton sikletosi (me qëllim) Meghan Markle, sipas ekspertes së gjuhës së trupit
- Ç’do ndodhë me garderobën dhe bizhuteritë e Mbretëreshës?
- Paqe në horizont? Kate dhe William darkuan në fshehtësi me Meghan dhe Harry-n
- Princi George, Louis dhe princesha Charlotte tashmë kanë një mbiemër të ri, por pse?