Celebrity

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë të martuar, por s'jetojnë bashkë dhe arsyeja *ka kuptim*

Shkruar nga Anabel

4 Tetor 2022

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë të martuar, por
Photo Credits: Gotham

Të martohesh është një gjë, por kombinimi i dy familjeve plot me fëmijë është një gjë tjetër. Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë të martuar, por ata ende jetojnë në dy shtëpi të ndryshme.

Kardashian shpjegoi në podcastin "Not Skinny But Not Fat" se çështja e shtëpive të veçanta, po ndodh vetëm sepse ata po përpiqen ta bëjnë shpërnguljen sa më pak të dhimbshme për fëmijët.

"Jemi në fazën ku po kuptojmë si t'i përziejmë familjet dhe fëmijët tanë. Në një pikë, familjet tona do të jenë një e përbashkët, në një shtëpi të përbashkët, por ne nuk duam të nxitojmë derisa të gjithë të jenë gati. Duam që fëmijët të ndihen vërtet rehat me çdo fazë të ndryshimeve në jetën e tyre."

Kardashian ka 3 fëmijë nga marrëdhënia e shkuar me Scott Disick; Mason, Penelope dhe Reign. Ndërsa Barker, ka dy fëmijë, Landon dhe Alabama, nga lidhja me Shanna Moakler. 

"Për fat, shtëpitë tona janë shumë afër dhe ka netë ku ne kalojmë orë të gjata në shtëpitë e njëri-tjetrit", është shprehur Kourtney.

Burimi: Glamour