
Photo Credits: Marc Piasecki
Kylie Jenner i shtoi koleksionit të saj të veshjeve mbresëlënëse të Javës së Modës në Paris një nga fustanet e Mugler.

Photo Credits: Marc Piasecki
Ajo ishte veshur me dantellë të zezë nga koka te këmbët. Copa pëlhure i mbështilleshin rreth trupit në mënyra të ndërlikuara, duke krijuar vija dhe forma. Dantella i zgjatej edhe në duar, duke krijuar doreza.
Fustani është sigurisht një frymë e re në botën e modës, por kjo nuk do të thotë se duhet t'u pëlqejë të gjithëve. Në fakt, njerëzit kanë patur disa mendime komplet të kundërta. Janë ata të cilëve fustani iu është dukur seksi, misterioz dhe i veçantë. Pastaj, ka nga ata, të cilëve fustani u duket thjesht si një rrëmujë e madhe dantellash.
Poll