Celebrity

Ndarja s'ishte thjesht thashethem: Çifti, zyrtarisht drejt divorcit

Shkruar nga Anabel

5 Tetor 2022

Ndarja s'ishte thjesht thashethem: Çifti, zyrtarisht drejt divorcit

Lajmi se Gisele Bündchen dhe Tom Brady po ndahen, fatkeqësisht rezulton të jetë i vërtetë! Sipas Page Six modelja ka firmosur dokumentat e divorcit dhe prej muajsh çifti jetojnë të ndarë.

"Nuk besoja kurrë se ky do të ishte fundi i tyre, por duket se është e vërtetë. Nuk besoj se ka kthim pas. Të dy kanë marrë avokatët përkatës dhe e gjithë ndarja do të bëhet sipas ligjeve që nga ndarja e financave e deri tek çështjet e fëmijëve." - u shpreh një burim pranë ish-çiftit për Page Six. 

Pak pasi lajmi i ndarjes u bë publik, burime për People bënë me dije se Tom "po përpiqet të zbulojë" se çfarë do të bëjë pas kësaj. Nuk dihet ende çfarë e shkaktoi ndarjen, por thuhet se modelja gjithnjë është përpjekur t'i tërheqë vëmendje të shoqit për të kaluar më shumë kohë me familjen dhe fëmijët e tyre: Benjamin Rein, 12, vajzën Vivian Lake, 9, djalin e madh të sportistit John Edëard, 15 vjeç të cilin e ka me ish-partneren Bridget Moynahan. 

Sidoqoftë, ky s'duket të ketë qenë e vetmja arsye e ndarjes. Miqtë e ish-çiftit thonë se gjatë viteve të fundit martesa e tyre dukej e mbushur me probleme që nuk kishin "shanse për rikuperim".

Burimi: Cosmopolitan