
Ditë e re, sherr i ri për Kanye West.
Kanye West ka shfrytëzuar Instagram-in dhe ka folur për Candace Owens, duke e lavdëruar si “i vetmi personazh publik që u kishte thënë pjesëtarëve të familjes Kardashian që po bënin gabim që po e pengonin Kanye-n të shihte të bijën”.
Nuk vonoi shumë dhe Khloé komentoi në postim, duke thënë: “Ye, të dua dhe nuk dua ta bëj në rrjete sociale (këtë bisedë), por ti e zhvillon këtu. Je babai i mbesave dhe nipërve të mi dhe po mundohem të jem e respektueshme, por të lutem NDALO duke sulmuar Kimberly dhe duke përdorur familjen tonë kur do të devijosh”, i tha ajo.
Komenti i referohet polemikave të shumta rreth ditëlindjes së katërt të Chicago-s, e cila ishte një festë e bukur, në të cilin ishin të ftuar kushërinjtë e saj, por jo Kanye Ëest. Shumë shpesh, reperi e ka përmendur faktin se Kim nuk e kishte ftuar Kanye-n në ditëlindjen e vajzës dhe se ky veprim e kishte lënduar.
Kështu, Khloé ka vendosur “pikat mbi i”, duke saktësuar se tanimë të gjithë e dinë të vërtetën.
“Sërish, me narrativën e ditëlindjes, mjaft tani! Të gjithë e dinë të gjithë dhe për mendimin tim, të gjithë janë të lodhur. Ti e di shumë mirë se ku janë fëmiljët e tu gjatë gjithë kohës dhe vetë ke dashur ditëlindje të ndara. Unë i kam parë mesazhet që e vërtetojnë këtë. Dhe kur ndryshove mendje dhe doje të merrje pjesë, erdhe”, tha ajo.
“Siç e ke thënë dhe vetë, ajo (Kim) kujdeset për fëmijët e tu 80% të kohës. Të lutem, lëre atë dhe familjen jashtë kësaj, në mënyrë që fëmijët të rriten në paqe”, shtoi Khloé dhe i la të hapur alternativën që ta vazhdojnë këtë bisedë privatisht.
Kanye nuk u ndal dhe vijoi bisedën në koment, sigurisht.
“Ti po gënjen dhe të gjithë jeni gënjeshtarë. Praktikisht, e keni rrëmbyer Chicago-n në ditëlindjen e saj, në mënyrë që ajo ta kujtonte faktin që i ati nuk ishte prezent. Trav (Travis Scott) më dha adresën ku po bëhej festa. Ju kështu luani me baballarët me ngjyrë”, tha reperi.
Ai më pas shtoi se e njëjta ngjarje është përsëritur edhe me ditëlindjen e Psalm dhe se reperi ishte nisur nga Japonia që të ishte në festë, por në fakt, kishte parë fotot në rrjetet sociale. Kardashian e festuan ditëlindjen e Psalm para ditës kur ai kishte lindur dhe e mbajtën festën pa prezencën e Kanye-s, i cili donte të ishte atje në datën e lindjes, të paktën kështu pretendon Ye.
“Unë duhet t’i shoh fëmijët 100% të kohës, por duke qenë se ekziston ndarja, duhet të jem 50% të kohës”, shtoi ai.
Mesa duket, jemi shumë larg përfundimit të dramës Kardashian-West dhe Kanye-t nuk i bie shpirti dhe mendja në qetësi.
Artikuj të sugjeruar: