E imagjinoni dot se sa e sikletshme do të ishte për ju sikur të shkonit çdo ditë në punë dhe të përballeshit me fotot e ish-it të partnerin/es? Epo, Clara Chia, e dashuria 23-vjeçare e Gerard Pique, duket se përballet me një situatë të tillë.
Ajo punon për kompaninë e Pique, Kosmos, dhe thuhet se nëpër zyra janë ende fotot të Shakira-s.
Media spanjolle Marca publikoi disa foto nga zyrat dhe mund të shihni qartë imazhet e Shakira-s nëpër korniza.
View this post on Instagram
Pique dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre pas 12 vitesh më 4 qershor. Pothuajse menjëherë, thashethemet nisën të qarkullojnë në internet për lidhjen e futbollistit me Clara-n. Ata konfirmuan lidhjen më 22 gusht duke u puthur publikisht në festivalin Summerfest Cerdanya.