Art & Libra

Ja kush u vlerësua me çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2022

Shkruar nga Anabel

7 Tetor 2022

Ja kush u vlerësua me çmimin Nobel në Letërsi për

Çmimi Nobel në Letërsi iu dha Annie Ernaux “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.

Annie Ernauz, e cila shkruan romane për jetën e përditshme në Francë, është një nga shkrimtaret më të njohura të Francës. Ajo është shkrimtarja e parë franceze që fiton Nobelin që nga Patrick Modiano në vitin 2014 dhe e 16-ta franceze që ka fituar Nobelin deri më sot.

Anders Olsson, kryetari i komitetit të Nobelit, tha se në punën e saj, "Ernaux vazhdimisht dhe nga këndvështrime të ndryshme, shqyrton një jetë të shënuar nga pabarazi të forta në lidhje me gjininë, gjuhën dhe klasën".

Ja kush u vlerësua me çmimin Nobel në Letërsi për

Annie Ernaux ka lindur në vitin 1940 dhe është rritur në qytetin e vogël Yvetot në Normandi. Olsson tha se "rruga e saj drejt autorësisë ishte e gjatë dhe e mundimshme".

“A Man’s Place” dhe “A Woman’s Story” të cilat u botuan fillimisht në 1988 në frëngjisht, janë bërë klasikë bashkëkohore në Francë. Ernaux fitoi çmimin Renaudot në Francë në vitin 2008 për autobiografinë e saj “The Years”, që u përfshi në listën e ngushtë për çmimin Man Booker International në vitin 2019 kur u përkthye në anglisht nga Alison L Strayer.

Çmimi Nobel në letërsi vlen 10 milionë krona suedeze (afro 915,000 euro) dhe i shkon shkrimtarit/es që konsiderohet, sipas testamentit të Alfred Nobelit, “personi që do të ketë prodhuar në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal”.