Lee Jung-jae, ose "Seong Gi-hun" nga "Squid Game", është aktori i parë aziatik që fitoi çmimin e Aktorit më të Mirë në Emmys.
Në një intervistë të veçantë, Lee zbuloi se vinte nga një familje shumë e varfër. Prindërit e tij kanë kaluar shumë sfida dhe gjendja e tyre u vështirësua dhe më shumë, kur atyre u duhej kujdes shtesë për vëllain autik të Lee.
Në atë kohë, Koreja e Jugut po përjetonte një krizë financiare dhe nuk kishte shumë mundësi performancash.
"Më bllokuan kartën e kreditit, makina ime ishte zhdukur dhe nuk kisha para me vete. Kur isha i dëshpëruar, shkova në kompaninë e produksionit për t'i kërkuar që të parapaguanin pagesën e 3 filmave, për të shlyer borxhin tim.”
Jung-jae filloi si model para se të fillonte aktrimin në vitin 1994. Ai është shfaqur në filma dhe shfaqje televizive të panumërta koreane.
Para Squid Game, Lee ishte tashmë i famshëm në Korenë e Jugut, por pas serialit të suksesshëm, ai u kthye në një fenomen në rrjete sociale.
Sipas Today Online, Jung-jae fitoi më së shumti nga i gjithë kasti. Me 9 episode, Jung-jae u largua me mbi 2.2 milionë dollarë, duke u bërë aktori i dytë më i paguar korean.
Rritja e vëllait të tij autik
Pas 20 vitesh karrierë të suksesshme, Lee foli në një intervistë për një aspekt shumë privat të jetës së tij. Për herë të parë dhe të fundit, ai foli për anëtarin e familjes së tij, për të cilin është kujdesur thuajse gjatë gjithë rinisë së tij, veçanërisht kur prindërit nuk ishin aty.
49-vjeçari është në kulmin e karrierës, por duke marrë parasysh se "Squid Game" ka një sezon të dytë, ndoshta më e mira s'ka ardhur akoma.
Burimi: Bright Side