Muzika

Merret vendimi: Ja ku do të organizohet Eurovision 2023

Shkruar nga Anabel

8 Tetor 2022

Merret vendimi: Ja ku do të organizohet Eurovision 2023

BBC njoftoi se festivali europian i këngës, Eurovision Song Contest 2023, do të organizohet në Liverpul, pasi Britanisë iu kërkua të organizonte eventin në vend të Ukrainës.

Ukraina fitoi të drejtën për të organizuar konkursin pasi grupi folk-rap Kalush Orchestra u shpall i festivalit të këtij viti në maj. Britaniku Sam Ryder u rendit i dyti.

Organizatorët arritën në përfundimin se ishte shumë e rrezikshme të organizohej festivali në Ukrainë për shkak të luftës, kështu që konkursi i vitit 2023 shkoi në Britani, e cila thotë se ngjarja do të jetë një festë e kulturës dhe krijimtarisë ukrainase.

“Ne jemi të vendosur për ta bërë Eurovision 2023 një festival që pasqyron pozicionin fitues të Ukrainës dhe është gjithashtu një ngjarje në të cilën mund të marrë pjesë e gjithë Mbretëria e Bashkuar,” tha në shtator Phil Harrold, kryetar i komitetit të BBC-së për përzgjedhjen e qytetit organizator.

Njëzet qytete britanike aplikuan për të organizuar Eurovision vitin e ardhshëm.