
Pete Davidson dhe Kim K u ndanë, duke i lënë fansat zemërthyer.
Ama, më “i dëmtuari” nga kjo marrëdhënie doli Pete, i cili mes të tjerash i dedikoi edhe tatuazhe ish-të dashurës së tij.
Një prej tatuazheve, “My girl is a lawyer” (“E dashura ime është avokate”) duket se nuk është më pjesë e trupit të komedianit, pasi ky i fundit u shfaq me një fashë të madhe pikërisht te vendi ku kishte tatuazhin.
@gaymanwithaspraytan #greenscreen #kimkardashian #thekardashians #kardashians #petedavidson ? original sound - Gay Man with a Spray Tan
Menjëherë njerëzit aluduan se Pete ka fshirë tatuazhin kushtuar Kim dhe le të shërbejë si mësim për të gjitha veprimet e nxituara.
Kim dhe Pete qëndruan të lidhur për 9 muaj dhe u ndanë në mënyrë të papritur (të paktën për fansat), si pasojë e distancës dhe faktit që Pete po i merrte gjërat me nxitim.
Gjithsesi, ata vijojnë të kenë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin.
Artikuj të sugjeruar:
- Gjejeni pak si kush u vesh Pete në Emmy 2022? (khëm Kanye West khëm)
- Për herë të parë pas ndarjes, Kim Kardashian flet për Pete Davidson
- Pete Davidson rikthen Jon Pesci në kinema
- Tani Pete Davidson po merr këshilla për ndarjen nga Orlando Bloom
- Ndarja Kim - Pete nuk ishte e papritur, edhe pse askush nuk e priste