Social Buzz

Aplikacioni *gjithçka*: Ç'dihet deri tani për X-in e Elon Musk?

Shkruar nga Anabel

10 Tetor 2022

Aplikacioni *gjithçka*: Ç'dihet deri tani për X-in
Photo Credits: Getty Images

Shkronja X ka pasur rëndësi në jetën e miliarderit Elon Musk, që nga fillimi i tij si sipërmarrës deri në jetën personale.

Elon Musk, këtë javë, propozoi për të blerë Twitter me 54.20 dollarë për aksion, një rikthim i papritur në marrëveshjen e tij origjinale prej 44 miliardë dollarësh me kompaninë, pas muajsh përpjekjesh për ta ndërprerë atë. Në prill, Musk tha se donte të zotëronte Twitter në mënyrë që njerëzit të flisnin më lirshëm në platformë.

Së fundmi, megjithatë, Elon ndau një tjetër arsye për blerjen e kompanisë së rrjeteve sociale, duke postuar në Twitter:

“Blerja e Twitter është një përshpejtues për krijimin e X, aplikacioni 'gjithçka'."

Çfarë është X?

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe shefi ekzekutiv i kompanisë së automjeteve Tesla, ka patur një ide interesante për aplikacionin X, frymëzuar nga WeChat, e cila është në pronësi të gjigantit kinez të teknologjisë Tencent.

Në Kinë, WeChat përdoret nga më shumë se një miliard njerëz si një media sociale gjithëpërfshirëse, mesazhe të menjëhershme dhe aplikacion pagese celulare. Përdoret për të porositur ushqim, për të parë lajme etj. 

“Mendoj se një aplikacion i tillë do të ishte vërtet i dobishëm. Dhe thjesht dobia e një gjëje pa spam ku mund të bëni komente, mund të postoni video – mendoj se është e rëndësishme që krijuesit e përmbajtjes të kenë një pjesë të të ardhurave,” tha zoti Musk në një podcast në maj.

Elon Musk ka një "vizion madhështor" për X, si "diçka shumë të dobishme për botën". Ai e mendon aplikacionin e ardhshëm si një vend ku mund të komentohet, postohen video dhe të mos ketë asnjë njoftim të bezdisshëm si "spam".

Edhe pse nuk është ende e qartë nëse X do shërbejë si aplikacion rrjetesh sociale, si ofrues shërbimi për përdoruesit, apo të dyja bashkë - deri tani dihet me siguri se Elon Musk e ka shumëëë seriozisht hyrjen e këtij aplikacioni në treg!

Burimi: NY Times