Zakonisht burrat kanë dy ekstreme kur bëhet fjalë për pyetjet:
- Kur i pyet për diçka që e kanë me pasion (makinat e shpejtësisë, futbollin etj). Do të fillojnë të flasin dhe nuk do dinë kur të ndalojnë.
- Pastaj janë ato pyetjet e tjera, të preferuarat e gocave, si "a do më doje njësoj po të isha krimb?".
Të gjorët, nuk e dinë që ne thjesht kemi qejf të luajmë pak me durimin e tyre dhe t'u testojmë kufijtë. Ups!
Gjithsesi, më poshtë po ju listojmë 5 pyetje që burrat i kanë vdekje në rast se doni ose jo, të luani pak me ta:
1. Për çfarë po mendon tani?
2. A më do/ Më do akoma?
3. Mendon që jam shëndoshur pak këto kohë?
4. Mendon se ajo supermodelja që ka dalë në 700 revista, 13 pasarela dhe është imazh i 20 brand-eve, është më e bukur se unë?
5. Çfarë do të bëje nëse unë do vdisja?