Rihanna nuk e ka zbuluar ende emrin e djalit 4 muajsh që ka me A$AP Rocky, por ajo mund të ketë dhënë një detaj, gjithmonë sipas fansave.
Ajo u fotografua së fundmi e veshur me një xhaketë sportive dhe xhinse Diesel, çantë Balenciaga dhe një varëse me shkronjën “D”.
“Pyes veten se për çfarë është D-ja në varësen e saj? Emri i bebit?” shkroi dikush. “Është Drake, apo jo?” u tall një tjetër, duke iu referuar marrëdhënies së mëparshme të Rihanna-s me Drake.
Tani, nuk përjashtohet si mundësi që D-ja të lidhet me emrin e bebit, por ndoshta fansat harruan që është një varëse vintage me logon e Dior. Ups, ndjesë.