Kështu siç e dëgjuat, fobia e fundit e Loredanës është martesa. Këngëtarja e zbuloi vetë përmes një komenti në TikTok ku i përgjigjej dikujt që e pyet: "Po mendon të martohesh?"
"Unë e kam fobi martesën!"- ia kthen reperja në gjermanisht dhe mund ta marrim me mend pse. U bënë vite që ndarja e Loredanës dhe Mozzik diskutohet në rrjet. Dyshja, prindër të një vajze kanë patur marrëdhënie të komplikuar duke u ndarë dhe rikthyer sërish tek njëri-tjetri disa herë.
"Drama" e fundit mes ish- çiftit erdhi pas këngës së fundit të Mozzik, "Të dua" u përfol për një tradhti të mundshme nga ana e saj, gjë e cila u mohua kategorikisht nga Loredana. Të gjitha këto thashetheme, fjalë pa fund dhe kunja që nuk kursehen herë pas here duket se e kanë bërë të ketë fobi vetëm nga mendimi për t'u martuar.
Meqë jemi këtu, ju duhet të dini se ekzistojnë 5 frikërat më të mëdha pse njerëzit kanë frikë nga martesa:
1. Frika nga divorci
2. Frika se mos një ditë nuk do ta duan më partnerin
3. Frika nga tradhtia (si nga ana e partnerit ashtu dhe nga vetja)
4. Frika e një martese si ajo e prindërve (çift i distancuar, jo të dashuruar dhe një martesë me shumë konflikte)
5. Frika nga e panjohura (Si është martesa? A do ndryshojë gjithçka për mua nëse martohem?)
Nuk mund ta marrim me mend cilën nga frikërat ka Loredana për momentin, por lajmi i mirë është se këto frikëra-kalojnë!
- Nëse do bazoheshim te këngët e Mozzik, është ai që ka tradhtuar Loredanën dhe jo e kundërta!
- 'Arsyeja e ndarjes është tepër e rëndë' thotë Mozzik; Reagon Loredana pas aludimeve për tradhti
- Nuk e lejon të takojë vajzën? Pas këngës së Mozzik, flet Loredana
- Hmmm! Veprimi i fundit i Loredanës (për Mozzik) fut fansat në dyshime
- Njerëzit bëhen lëmsh nga videoja e Loredanës (për Mozzik?)