Ditë si kjo e sotmja janë të pashmangshme sidomos përgjatë këtyre muajve, prandaj bëni mirë të përgatiteni. S'e kemi fjalën vetëm për çadrën, por për gjithë kombinimet që i shkojnë për shtat motit të tillë.
E dimë që kur moti është gri dëshira për t'u veshur bukur bie paksa, por jo pasi të mësoni se mund të dukeni shumë stil edhe kur jashtë bie shi. Pa shumë mundim dhe kohë. Ju duhet thjesht xhaketa/palltoja e duhur, çizmet/kambalet dhe xhinset e preferuara kur s'jeni në humor për asgjë tjetër. Si të kombinoheni e mësoni këtu.
1. Pallot/pardesytë deri në fund të këmbëve sigurojnë të jeni të mbrojtura dhe chic përgjatë gjithë ditës.
2. Një xhaketë lëkure kombinojeni me pantallona deri tek kyçi bashkë me një palë çizme. S'ka asnjë shans të lagen nga shiu.
3.Kur e dini që do të qëndroni gjithë ditën jashtë në shi, një xhup i fryrë, streçet dhe kambalet janë zgjedhja më e sigurtë dhe më e rehatshme.
4. Nëse xhaketa juaj nuk ka një kapuç është momenti t'i shkoni veshjes një kapele. S'janë vetëm për ditët me diell.
5. Kombinimi që donit të shihnit. Mund t'i kaloni gjithë ditët gri të dimrit duke veshur këtë kostum sportiv, me atlete dhe një xhaketë oversized.
6. Mund të dukeni shumë chic nëse kombinoni çizmet tuaja të llastikut me xhaketën ngjyrë ulliri.
7. Xhinset, T-shirt, triko, pardesy, kambale. Të gjitha për një ditë kur shiu e ka ndarë mendjen të mos pushojë.
Burimi: Who What Wear