Britney Spears nuk do ta harrojë kurrë skenën kur e ëma e goditi vetëm sepse ajo u vonuar në një festë. Përmes një postimi (tashmë të fshirë) në Instagram, këngëtarja kujtoi sesi pas një nate ku kishte festuar me Paris Hilton dhe Lindsay Lohan, e ëma e goditi.
"Festova deri në 4 të mëngjesit dhe ime më ishte gjithë nerva. Kur u futa në shtëpi më ka goditur aq fort sa s'do ta harroj kurrë."- tregoi Britney e cila shtoi se nëna po mbante vogëlushin e saj asokohe 2 muajsh.
"Hera e parë që goditesha ishte atë natë, kur Paris dhe Lindsay më ftuan në shtëpinë në plazh bashkë me bebet e mia. Që atëherë kam menduar sesi do të jetë të godasësh dikë. Mendoj se nuk do ta mësoj kurrë."- vazhdon ajo.
Britney e ka fjalën për natën ku u shkrep edhe fotografia e famshme e tre vajzave brenda makinës në 2006, që ende sot qarkullon nëpër internet.
Spears, jo vetëm që s'i ka dalë inati me të ëmën, por vazhdimisht i bën tag asaj duke e urdhëruar t'i kërkojë familje.
Për të, një ndjesë e ndjerë nga ana e prindërve do t'i kishte ndryshuar shumë gjërat në raportin e tyre.