Social Buzz

Pse duket sikur të gjithë po 'dalin' biseksualë?

Shkruar nga Anabel

11 Tetor 2022

Pse duket sikur të gjithë po 'dalin' biseksualë?
Photo Credits: Getty Images

Teksa gjithnjë e më shumë, njerëz po përdorin mediat sociale për të ndarë (bi)seksualitetin e tyre, pa dashur krijohet ideja se "të gjithë qenkërkan biseksualë". Brenda më pak se një muaji, personazhe si Madonna, Shay Mitchell apo Emily Ratajkowski, kanë treguar tërthorazi se janë biseksuale. 

Por a janë të gjithë biseksualë? Ndoshta është bërë #trend të jesh biseksual/e? 

Përgjigja e shkurtër është: Jo, jo të gjithë janë biseksualë.

Secili person ka përvojën e tij unike të seksualitetit dhe secilit person i pëlqen një emërtim ose grup etiketimesh të ndryshme për të shprehur seksualitetin dhe orientimin seksual me fjalë. (Disa njerëz madje nuk preferojnë asnjë etiketim).

Cili është përkufizimi i biseksualitetit?

Njerëz të ndryshëm biseksualë kanë përkufizime të ndryshme për biseksualitetin. Por, për të dhënë një përkufizim, njerëzit që janë biseksualë kanë potencialin të tërhiqen - në mënyrë romantike dhe/ose seksualisht - nga njerëz të më shumë se një gjinie, jo domosdoshmërisht në të njëjtën kohë, jo domosdoshmërisht në të njëjtën mënyrë dhe jo domosdoshmërisht në të njëjtën shkallë. Ky përkufizim është i preferuari i shumë njerëzve biseksualë sot.

Ai gjithashtu përfshin njerëz në të gjithë spektrin gjinor – jo vetëm burra dhe gra. 

Çfarë thonë numrat?

Raportet e fundit mbi seksualitetin tregojnë se më shumë njerëz janë biseksualë sot sesa vetëm 5 vjet më parë!

Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se sa popullor është etiketimi si biseksual në mesin e të rriturve Millenials dhe Gen-Z.

Shumica e kërkimeve nuk kanë aftësinë për të përcaktuar "pse" ka ndodhur kjo. Në fund të fundit, arsyet që dikush mund të jetë dhe/ose të identifikohet si biseksual janë zakonisht më të nuancuara ose personale sesa mund të shpjegojnë studimet dhe statistikat.

Megjithatë, ekspertët dhe aktivistët biseksualë kanë disa hipoteza.

Njëra mund të jetë për shkak se brezat e rinj janë më të vetëdijshëm se paraardhësit e tyre. 

Së fundmi, ka edhe një rritje të personazheve të njohur që janë pjesë e komunitetit LGBTQ. Rritja e përfaqësimit ka të ngjarë të ketë bërë që më shumë njerëz të ndjehen rehat duke eksploruar tërheqjet e tyre ndaj gjinive të shumëfishta.

Burimi: NY Times