
Paris Hilton ka zbuluar se është abuzuar seksualisht nga anëtarë të stafit në shkollën “Provo Canyon” në Utah, me pretendimin se ata bënin “ekzaminime" me trupin e vajzave, veçanërisht me organet gjenitale.
“Shumë vonë natën, domethënë rreth orës 3 ose 4 të mëngjesit, ata më merrnin mua dhe vajzat e tjera në dhomë dhe kryenin ekzaminime mjekësore”, tha Hilton.
Ajo shtoi se këto “ekzaminime” nuk kryheshin nga mjekë, por nga anëtarë të ndryshëm të stafit, të cilët i detyronin vajzat të shtiheshin mbi tryezë dhe i penetronin me gishta.
Hilton dukej mjaft e prekur dhe më zërin që i dridhej, tha se: “Nuk e di se çfarë bënin, por përfundimisht, nuk ishin mjekë. Ishte vërtet e frikshme dhe është diçka që e kisha bllokuar prej vitesh, por tani, po kthehet gjatë gjithë kohës dhe unë mendoj për të. (Sot), duke e parë si një e rritur, ishte padyshim abuzim seksual”, shtoi ajo.
I opened up in a @NYTimes video about something I’ve never discussed before. At Provo Canyon School, I was woken up in the middle of the night by male staff who ushered me into a private room and performed cervical exams on me in the middle of the night. https://t.co/mWxF8Pvmaw
— ParisHilton (@ParisHilton) October 11, 2022
“Unë qaja, ndërsa ata më mbanin duke më thënë: “Jo! Hesht! Rri e qetë!”, tha Hilton, duke nënvizuar se po e rrëfen ngjarjen që të shërohet dhe t’i japë fund abuzimit.
Paris, 41 vjeç, ka folur vazhdimisht për periudhën e saj në shkollën e Utah, e cila shërbeu si një "reformim" për të. Hilton u regjistrua në shkollë nga prindërit e saj Rick dhe Kathy, me qëllim që vajza e tyre të disiplinohej, pasi kishte një “natyrë rebele”. Ajo qëndroi për 11 muaj në këtë shkollë.
Në vitin 2020, artistja publikoi edhe dokumentarin “This is Paris”, në të cilin solli një tablo të qartë të rinisë së saj të trazuar dhe traumatike në këtë shkollë.
"E dija se do të ishte më keq se kudo tjetër. Supozohej të ishte një shkollë, por (klasat) nuk ishin aspak në fokus. Që nga momenti kur zgjohesha e deri sa shkoja në shtrat, gjatë gjithë ditës ishin duke më ulëritur në fytyrë dhe duke më bërtitur…tortura të vazhdueshme”.
Ajo tha se studentëve u jepeshin ilaçe me forcë, ndëshkoheshin dhe ndonjëherë mbaheshin të izoluar për 20 orë në ditë.
Tre miq të vjetër të Paris, me të cilët kishte ndjekur studimet në këtë shkollë, aprovuan rrëfimet e saj për abuzim.
Traumat e kësaj përvoje konsistojnë me një periudhë të errët në jetën e saj, pasi pranoi se kishte sulme paniku dhe qante çdo ditë. “Isha e mjerë. Ndihesha e burgosur dhe e ureja jetën”, shtoi ajo.
Më pas, kur Hilton u largua nga shkolla në moshën 18-vjeçare, nuk pranoi të fliste për këtë eksperiencë, deri në vitet e fundit. “Isha shumë mirënjohëse që isha jashtë, madje as nuk doja ta përmendja përsëri. Ishte diçka për të cilën kisha turp dhe nuk doja të flisja për të”, u shpreh ajo.
Artikuj të sugjeruar: