Pushteti

*Gishtat e fryrë* të mbretit Charles u bënë viralë: Mjeku shpjegon arsyet e ënjtjes

Shkruar nga Anabel

12 Tetor 2022

*Gishtat e fryrë* të mbretit Charles u bënë viralë:
Getty Images

Mbreti Charles III mori titullin e monarkut pas vdekjes së mbretëreshë Elizabeth II dhe normalisht, gjithçka rreth tij bëhet lajm, madje edhe gjëja për të cilën s’na shkon mendja kurrë.

Prej disa kohës, gishtat e fryrë të mbretit janë bërë viralë në internet dhe shpesh njerëzit i kanë krahasuar me salsiçe. *Sa i egër është interneti*.

Në morinë e komenteve dhe shqetësimeve të njerëzve, mjeku dhe pedagogu në Universitetin e Chester-it, Gareth Nye, tregoi se pse gishtat e mbretit janë të ënjtur dhe ka disa mundësi:

1. Edema ose grumbullimi i lëngjeve

Sipas mjekut, edema është një gjendje në të cilën trupi nis të grumbullojë lëngje në gjymtyrë, në këmbë dhe kyçe, por në disa raste, edhe në gishtërinj, çka shkakton edhe fryrjen e tyre. Edema është një gjendje e zakonshme dhe prek më së shumti njerëzit mbi moshën 65-vjeçare, pasi aftësia e trupit për të kontrolluar lëngjet është më e kufizuar.

2. Artiriti

Dr. Nye nuk përjashtoi mundësinë e artritit, i cili prek nyjet e gishtave. Zakonisht, gishtrinjtë bëhen më të ngurtë dhe më të fryrë, si dhe shkaktojnë dhimbje. Edhe pse mjekimi mund të zvogëlojë dhimbjen, ënjtja mbetet.

3. Shkaqe të tjera

Mjeku bëri me dije edhe se shkaqe të pazakonta që mund të përfshijnë: konsumimin e lartë të kripës, apo efekte anësore të medikamenteve mjekësore, siç janë ato për presionin e lartë të gjakut, mund të jenë mundësi.

Por, pavarësisht këtyre, Dr. Nyje tha se cilado qoftë arsyeja që qëndron pas gishtave të fryrë të Charles, nuk kemi të bëjmë me simptomën e ndonjë problemi madhor. "Sigurisht që nuk ka shqetësime të menjëhershme shëndetësore që mund të konkludohen nga gishtat e fryrë dhe ka shumë gjasa të jenë prej moshës së tij”, shtoi ai.

Artikuj të sugjeruar: