Në rast se nuk e dinit, emri i vërtetë i Princit Harry nuk është, në fakt, Harry. Është Henry. Ose më konkretisht, Henry Charles Albert David, një varg i pafund emrash, ku për çdui asnjëri prej tyre nuk është Harry. Pra, pse njerëzit e quajnë Harry? Ai nuk e ka idenë.
Princi bëri shaka për emrin e tij gjatë një bisede me fituesit e çmimeve WellChild, një organizatë bamirëse që ofron kujdes për fëmijët dhe të rinjtë e sëmurë rëndë në Mbretërinë e Bashkuar.
Teksa fliste me një fëmijë të quajtur Henry, ai tha (via Entertainment Tonight): "Emri im është gjithashtu Henri. Por, të gjithë më quajnë Harry. Nuk e kam idenë pse.”
Pavarësisht se si janë mësuar njerëzit, familja mbretërore në të vërtetë e quan atë "Henry" në situata formale. Për shembull, kur u njoftua fejesa e tij me Meghan Markle. Sipas Metro, në të kaluarën, monarkët me emrin Henry zakonisht quheshin Harry nga miqtë.
- Meghan dhe Harry duan që 2023-shi të jetë viti i paqes me familjen mbretërore, ama ka disa sfida
- E gjeni dot cili ishte reagimi i fëmijëve kur Kate dhe William u treguan fotot e fejesës?
- Gjuha e dashurisë e Meghan dhe Harry? Mbajtja e duarve
- Ekspertja mbretërore thotë se Meghan Markle donte të ishte *Queen Bee* e pallatit mbretëtor
- Shihni se si do të duken monedhat e reja me portretin e mbretit Charles III
- Përpara se të bëhej pjesë e pallatit mbretëror, Meghan Markle për paaak është ndarë nga princ Harry
- Libri i ri zbulon nofkën e keqe të stafit të pallatit për Meghan Markle