Beauty

Ku humbën vetullat?!

Shkruar nga Anabel

12 Tetor 2022

Ku humbën vetullat?!

Nuk mund të mos e keni parë trendin e ri të vetullave të zbardhua. Me siguri, në një pikë edhe ju i keni bërë, ose keni menduar t'i bëni.

Grimieri Erin Parson thotë se "jemi mërzitur nga vetullat e trasha". 

Ku humbën vetullat?!

"Kemi patur këto 'vetullat e Instagramit' të përsosura për më shumë se një dekadë tani. Mendoni për Cara Delevingne në vitet 2010. Ishte koha për një ndryshim."

Ku humbën vetullat?! 

Ndonëse vetullat e zbardhura s'janë një shpikje e re, artiste si Jodie Turner-Smith, Julia Fox, Amelia Grey dhe Doja Cat i bënë ato virale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diet Prada ™ (@diet_prada)

Të mos harrojmë sigurisht, edhe Bella Hadid. Me tiparet e saj të mprehta dhe fytyrën e zbehtë, vetullat e atilla duken si të ishin bërë për të. Supermodelja është një nga personat me më influencë në rritjen e trendit.

Ku humbën vetullat?!

Ju mund t'i provoni në shtëpi duke i zbardhur me korrektor sysh dhe duke përdorur më pas një xhel fiksues. Kështu, edhe provoni sesi dukeni dhe njëkohësisht nuk keni pse të lyheni vetullat dhe të pendoheni për spontanitetin tuaj më pas :)