Mendja

Zbuloni nëse edhe ju keni të njëjtën fobi si Loredana

Shkruar nga Anabel

12 Tetor 2022

Zbuloni nëse edhe ju keni të njëjtën fobi si Loredana

E dinit që Loredana ka fobi martesën? Ndoshta mund ta keni edhe ju. Lexoni në vijim për më shumë detaje rreth gamofobisë.

Fobia është një frikë e tepruar ndaj diçkaje që në fakt paraqet pak ose aspak rrezik, por megjithatë ju shqetëson. Në rastin e gamofobisë, është një frikë nga angazhimi në një lidhje ose martesa.

Ndryshe nga shumë fobi të hulumtuara, gamofobia është një fushë jashtëzakonisht e pastudiuar. Pa këshillim profesional, nuk është e lehtë të kuptosh nëse ke të bësh me gamofobi apo diçka tjetër, si p.sh.

- frika e braktisjes
- frika nga intimiteti
- frika për t'u besuar të tjerëve

Çfarë e shkakton një fobi ndaj martesës? Fobitë specifike si gamofobia mund të zhvillohen herët në jetë. Mund të jetë për shkak të një përzierjeje të gjërave dhe jo nga një shkak i vetëm. Kjo fobi mund të lindë nga një traumë e veçantë, siç është dëshmia e marrëdhënies së vështirë të prindërve ose divorcit.

Gamofobia mund të lindë nga një marrëdhënie e mëparshme që nuk funksionoi ose frika e "humbjes" nëse i përkushtohesh një personi.

Shenjat

- Mendimi i martesës ju frikëson
- I keni dhënë fund një marrëdhënieje nga nevoja për t’u “arratisur”
- Ndiheni të shqetësuar ose të dëshpëruar për marrëdhëniet
- Kur mendoni për martesën mund të përjetoni: rrahje të shpejta të zemrës, djersitje, dhimbje gjoksi, të përziera etj.

Si ta tejkaloni? Pasi ta pranoni fobinë dhe të kuptoni se është në fuqinë tuaj për të ndryshuar, ju keni ndërmarrë hapin e parë.

Nëse jeni në një lidhje, jini plotësisht të sinqertë me personin për të shmangur situatat e sikletshme. Bëjuni të ditur se kjo ka të bëjë me ju dhe historinë tuaj.

Mendoni për çfarë dëshironi dhe keni nevojë në një marrëdhënie. Ju mund të kuptoni se angazhimi afatgjatë nuk është për ju. Ose mund të zbuloni se pavarësisht fobisë, kjo është pikërisht çfarë dëshironi.

Poll