Celebrity

Dekada më vonë, Geena Davis thotë se Bill Murray e ngacmoi atë me 'pajisje masazhi'

Shkruar nga Anabel

12 Tetor 2022

Dekada më vonë, Geena Davis thotë se Bill Murray e ngacmoi
Photo Credits: Google Images

Në një autobiografi të Geena Davis, "Dying of Politeness", ajo zbuloi disa histori të pakëndshme gjatë kohës kur punonte me Bill Murray në vitet '90.

Sipas Variety, Davis tha në librin e saj se ajo u takua fillimisht me Murray në një dhomë hoteli, ku ai e përshëndeti atë me një pajisje masazhi të quajtur "The Thumper".

Ai këmbënguli ta përdorte pajisjen tek ajo, pavarësisht refuzimit të saj.

Më vonë, në xhirimet e filmit të tyre të 1990, "Quick Change", Murray i bërtiti Davis para qindra anëtarëve të ekuipazhit.

"Mënyra se si ai u soll në takimin e parë... Unë duhet të isha larguar menjëherë ose të isha mbrojtur dhe, në këtë rast nuk do ta kisha marrë pjesën. Mund ta kisha shmangur atë trajtim nëse do të dija se si të reagoja apo çfarë të bëja. Por unë isha aq jokonfrontuese sa nuk e bëra…” tha Davis për incidentin.

Sipas Variety via People, Davis shkroi për pajisjen e masazhit:

"Unë thashë jo shumë herë, por ai nuk do të tërhiqej. Do të më duhej t'i bërtisja dhe të bëja një skenë nëse do ta bëja që të hiqte dorë nga përpjekjet e tij. Burrat e tjerë në dhomë nuk bënë asgjë për ta ndaluar."

Kjo nuk është hera e parë që Murray akuzohet për sjellje të keqe në xhirime.

Siç vërehet nga Variety, ylli i Charlie's Angels, Lucy Liu diskutoi përvojën e saj negative me Murray në 2021. Ajo pretendon se është fyer në mënyrë të papranueshme.

Së fundmi, Murray u pezullua edhe nga filmi "Being Mortal", ndërkohë që nuk kanë munguar as akuzat për sulme seksuale.