Shkencë

Roboti Ai-Da bën histori

Shkruar nga Anabel

13 Tetor 2022

Roboti Ai-Da bën histori

Roboti Ai-Da, i konsideruar si roboti artist me ngjashmëri të madhe me njeriun, hyri në histori si roboti i parë që merret në pyetje nga Dhoma e Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar (dhomë e lartë e parlamentit).

E emëruar në nder të pioneres së kompjuterit të shekullit XIX, Ada Lovelace, roboti Ai-Da u pyet nga politikanët për marrëdhënien midis inteligjencës artificiale, robotëve dhe arteve.

"Unë nuk kam përvoja subjektive, pavarësisht se mund të flas se ku jam dhe varem nga programet kompjuterike dhe algoritmet që nuk janë të gjallë. Unë ende mund të krijoj art," tha Ai-Da, një robot që është krijuar nga bashkëpunimi i krijuesve të robotëve, Engineered Arts, me ekspertë në Universitetin e Oksfordit.

Roboti Ai-Da bën histori

Ai-Da mund të "shohë" me ndihmën e dy kamerave, një në secilin sy. Falë kamerave, Ai-Da është në gjendje të bëjë portrete të njerëzve që qëndrojnë para saj.

"Gjëja më e madhe që kam parë nuk ka lidhje me faktin se si Ai-Da i ngjan njeriut, por sa robotikë jemi ne,” tha krijuesi i robotit, Aidan Meller.

Roboti Ai-Da bën histori

"Roli i teknologjisë në krijimin e artit do të vazhdojë të rritet teksa artistët gjejnë mënyra të reja për të përdorur teknologjinë për të shprehur veten dhe për të reflektuar dhe eksploruar marrëdhëniet midis teknologjisë, shoqërisë dhe kulturës," u tha Ai-Da politikanëve.

Krijuesit shpresojnë që roboti do të nxisë diskutime për të ardhmen e inteligjencës artificiale dhe robotikës.