Sot në “Gjëra që do të donim të mos i kishim lexuar”, Kim Kardashian zbulon se bëri seks me Pete Davidson për të nderuar gjyshen. E dimë që është shumë informacion në një fjali të vetme, por po e sqarojmë me detaje. Mos na urreni.
Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”, Kim u takua me gjyshen e saj Mary Jo "MJ" Shannon, nënën e Kris Jenner dhe motrën Khloé Kardashian. Ajo i tregoi gjyshes për një rast kur ndodhej me Pete në një hotel, të ulur para oxhakut.
“Ne ishim ulur para oxhakut, vetëm duke folur për orë të tëra dhe unë thashë, ‘Gjyshja ime më tha që vërtet e jeton jetën kur bën seks përpara oxhakut' dhe kështu bëmë seks para oxhakut për të të nderuar ty."
“Sa e çuditshme është të mendosh për gjyshen përpara se të bësh seks,” tha Kim.
Shumë e çuditshme, Kim. Herën tjetër kurseje këtë dozë sinqeriteti. Flm, klm.