Më parë, mjekët mendonin se kanceri i gjirit te burrat ishte më i rëndë sesa te gratë, por studimet kanë treguar se është njëjta gjë. Problemi kryesor është se kanceri i gjirit tek burrat shpesh diagnostikohet më vonë sesa kanceri i gjirit tek gratë. Kjo mund të jetë për shkak se burrat kanë më pak të ngjarë të dyshojnë për diçka të çuditshme në zonën e gjinjve.
Faktorë që mund të rrisin shanset për të patur kancer gjiri:
- kanceri i gjirit te një e afërme femër;
- histori ekspozimi të gjoksit ndaj rrezatimit;
- zgjerimi i gjinve nga trajtimi me ilaçe ose hormone, apo injeksione dhe helme;
- marrja e estrogjenit;
- një gjendje e rrallë gjenetike e quajtur sindroma Klinefelter;
- sëmundje e mëlçisë;
- sëmundje të testikujve;
- mbipesha.
Simptomat e kancerit të gjirit tek burrat janë të ngjashme me ato te gratë.
- gjëndër apo kokërr në gji ose nën sqetull
- ndryshim në formë ose në madhësi të gjirit
- ndryshim në lëkurën e gjinjve tuaj, si gropëza ose tërheqje
- skuqje, enjtje te gjinjtë, përreth tyre apo nën sqetull
- rrjedhje lëngu nga thithka e gjirit
- kore ose luspa në thithkën e gjirit
- puçrra të imta në majë të gjirit apo përreth tij
- dhimbje e vazhdueshme në një pjesë të gjirit ose nën sqetull.
Për më shumë informacione mbi Tetorin Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për parandalimin e hershëm të kancerit të gjirit, lexoni artikujt e mëposhtëm:
- Tetori rozë: 10 simptoma që nuk duhet t’i injoroni për kancerin e gjirit!
- Këta janë faktorët që rrisin rrezikun për kancerin e gjirit
- Faza 0 e kancerit të gjirit: Faktorët e rrezikut dhe parandalimi
- Çfarë mund t’i thuash (dhe çfarë JO) dikujt që ka kancer në gji
- Zona që s'duhet të neglizhoni kur bëni vetë-kontrollin e gjoksit
- Tetori Rozë: Disa informacione të rëndësishme për kancerin e gjirit
Burimi: WebMD