Shumë pak gjëra janë më tepër stresuese sesa të kesh qejf dikë dhe të jesh në dilemë nëse ai të pëlqen apo jo. Analiza të gjata mesazheve të tij, mënyrën sesi të shkruan thjesht "çkemi", like-et nëpër foto apo buzëqeshjet që një Zot e di ç'shpjegime t'i japim.
Duket e nderlikuar, por prandaj jemi këtu, për t'ju sqaruar dhe çliruar nga të tilla dilema. Fatmirësisht ekzistojnë disa mënyra për të kuptuar nëse ja vlen të qëndoni në një situatë të tillë apo jo.
1.
Tregon vëmendje ndaj interesave të tua. Vëreni re kur tregoni se ju pëlqen diçka.
2.
Bën plane. Sepse do të të takojë dhe të kalojë kohë me ty.
3.
Eshtë fansi yt numër 1 edhe në rrjete sociale.
4.
Poston për ty dhe me ty.
5.
Ti vë re që ai të sheh gjatë gjithë kohës në sy kur flet me ty (ose jo).
6.
Krejt papritur në mes të një bisede, ti kupton se ai mban mend detaje shumë të vogla nga takimet e para.
7.
Ka paaak xhelozi të shëndetshme dhe të lezetshme.
8.
Kujtohet për ty gjatë ditës.
9.
Edhe shokët e tij të njohin sepse ai i ka folur për ty.
10.
Përpiqet gjithë kohës të të bëjë për të qeshur.
11.
Bën pyetje aspak sipërfaqësore.
12.
Nuk ka frikë të jetë i ndjeshëm me ty.
13.
NUK të gjykon se ti flet për gjëra "bazike" si astrologjia. Madje, interesohet më shumë për ashendentin e tij.
14.
Kërkon këshilla prej teje.
15.
Të inkurajon të bësh gjërat që do të bësh.
16.
Nuk të lë në dilema. Ta thotë që të ka qejf!
17.
Të komplimenton shpesh dhe jo vetëm për pamjen.
18.
As nuk e sheh telefonin kur jeni bashkë.
19.
Do që ti gjithashtu të jetë pjesë e shoqërisë së tij.
Burimi: Cosmopolitan