Përveç palltos së re të dimrit, çizmet janë gjithashtu një tjetër element që na emocionojmë dhe mezi presim t'i veshim; aq më tepër nëse janë blerje e fundit.
Pyetja është: Si t'i kombinojmë kur veshim gjërat më bazike të garderobës? A shkojnë mjaftueshëm streçet dhe xhinset me çizmet tona të reja?
Sigurisht që po dhe ju duhen vetëm 10 minuta për t'u bërë gati.
1.Xhinse me prerje drejt dhe çizme të bardha/bezhë me pak takë.
2. Pantallona lëkure, pulovër me vija, çizme të gjata mbi gju dhe jeni gati. Getat janë opsionale.
3. Kur s'keni fare kohë vishni një xhaketë, streçe, çizme mbi gju dhe gati.
4. Një fustan i gjatë i trikotuar me një rrip në mes dhe kambale. Dukeni e veshur shtrenjtë dhe chic në të njëjtën kohë.
5.Pardesy, pantallona të zeza, kapele dhe kambale. Kombinimi klasik i vjeshtës.
6. Nëse keni mjaftueshëm dëshirë për t'u dukur stil dhe cool, nxirrni fundin treçereksh, kombinojeni me një pulovër, çizme dhe gati.
Burimi: Who What Wear