Fatmirësisht, Meghan Markle dhe princ Harry janë sërish pjesë e zyrës mbretërore (përmes fotove), sigurisht. Mbreti Charles ka nisur detyrat e tij si monark dhe fansat e familjes nuk duan të humbasin asnjë detaj.
NEW: The King held his first weekly audience with the Prime Minister @trussliz at Buckingham Palace this evening pic.twitter.com/1nmTBAzlLJ
— Lizzie Robinson (@LizzieITV) October 12, 2022
Gjatë takimit të tij me kryeministren angleze, Liz Tuss, ata vunë re që mbreti në zyrën e tij kishte shtuar një foto të Meghan-it dhe Harry-it. Ekzaktësisht në të majtë duket fotoja e shkëputur nga dasma e Meghan dhe princit Harry.
The Duke and Duchess of Sussex have released three official photographs from their Wedding day.
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) May 21, 2018
These photographs were taken by photographer Alexi Lubomirski at Windsor Castle, following the carriage procession. #RoyalWedding pic.twitter.com/WBim9EkI4D
Do thoni ju çfarë ka për të çuditshme këtu? Asgjë, duke qenë se flitet për djalin e tij, por nëse ju kujtohet fotot e çiftit nuk ishin pjesë e grupit të fotove që mbretëresha Elizabeth mbante aty.
View this post on Instagram
Në 2019-ën, u shkaktua një dramë jo e vogël, kur Sussexes-ët nuk u përfshinë në grupin e fotove të mbretëreshës që mbante mbi tryezë teksa bënte fjalimin e saj të Krishtlindjeve.
Sipas shkrimtarëve që merren me biografinë e mbretërorëve, Meghan dhe Harry asokohe ndjenë se "ishin fshirë nga historia dhe pallati i Buckingham".
Ja që gjërat ndryshuan dhe dyshja që shkaktoi kaq shumë dramë brenda familjes, është sërish pjesë e portreteve familjare.
Burimi: Cosmopolitan