
Dy çiftet mbretërore, Kate Middleton dhe William, si dhe Meghan dhe Harry do të udhëtojnë drejt New York-ut në të njëjtën periudhë kohore.
Willaim dhe Kate do të shkojnë në Boston, në kuadër të samitit “Earthshot Prize Innovation”, ndërsa Meghan dhe Harry për galanë e “Ripple of Hope”.
Por, pas samitit, Kate dhe William kanë në plan të arratisen në New York sepse Kate vdes të bëjë patinazh në akull dhe pikërisht gjatë këtij momenti mund të takohen me Meghan dhe Harry.
Një burim tha për “US Weekly” se princi dhe princesha e Wales mezi e presin udhëtimin, sepse pas 8 vitesh, do të shkojnë në Amerikë. Por, megjithëse udhëtimi do të jetë për punë, sërish po presin me padurim që edhe të argëtohen dhe të shijojnë jetën e tyre private.
Në axhendën e tyre të zënë, mund të gjejnë ndonjë orar të lirë për Meghan dhe Harry dhe me thënë të drejtën, do të ishte bukur që t’i shihnim sërish bashkë, sepse jo vetëm dhimbja, por edhe New York-u i bashkon njerëzit.
Artikuj të sugjeruar:
- William dhe Kate do të marrin një tjetër rezidencë, sepse kush i refuzon dhuratat e mbretit
- Pseudonimi i mbretit Charles për Meghan Markle është i pazakontë, por i veçantë!
- Meghan Markle ka kërkuar takim “kokë më kokë” me mbretin Charles III
- Kate Middleton sikletosi (me qëllim) Meghan Markle, sipas ekspertes së gjuhës së trupit
- Paqe në horizont? Kate dhe William darkuan në fshehtësi me Meghan dhe Harry-n