E shtuna thuajse erdhi dhe me siguri planet janë bërë. Tani ka mbetur për t'u zgjidhur vetëm dilema e pazgjidhshme. Çfarë do veshim? Ok, nëse mbrëmja nis me një darkë elegante në një restorant fin, ju duhet të përpiqeni pak, por jo aq sa po e mendoni. Kombinimet në vijim i shkojnë për shtat darkës së të shtunës, por dhe club-it nëse e keni ndarë mendjen për të kërcyer.
1. Nxirrni fundin tuaj prej mëndafshi dhe kombinojeni me një bluzë të thjeshtë, elegante dhe minimaliste. Me këtë kombinim mund të shkoni kudo!
2. Komode dhe seksi! Një fustan i trikotuar, por i çarë deri sipër gjurit është perfekt për një të shtunë në mbrëmje.
3. Sigurisht, kostumi mbetet zgjedhje e sigurt. Edhe nëse nuk keni asnjë ide ku mund t'ju çojë e dala...
4. Për një darkë chic, ju duhet vetëm një bluzë festive për ta kombinuar me pantallonat e zeza klasike.
5. Cool dhe stil. Xhinse, çizme dhe një fytyrë të relaksuar.
6. Fustani i zi është gjithmonë aty, për të na shpëtuar.
7. Kur doni të dukeni ekstra, e dini çfarë të vishni apo jo?
Burimi:Who What Wear