Gabimi nr.1: Ta nxjerrësh të gjithë stresin tek partneri yt
Të gjithë në një moment të caktuar jemi të nervozuar dhe gati për t'i shkarkuar nervat njeriut të parë që na del para. Në të shumtën e rasteve para syve na del partneri, por nëse keni fëmijë mendohuni dy herë para se të flisni. Duhet të keni parasysh që fëmijët vënë re gjithçka. Vënë re si sillemi ne në një situatë stresuese, si reagojmë kur jemi të tensionuar dhe kjo ndikon ndjeshëm tek ta.
Nëse i jepni një shembull të mirë duke i treguar si t'i menaxhojnë emocionet, ata këtë do të ndjekin.
Gabimi nr.2: Përpjekja për të zgjidhur një mosmarrëveshje kur jeni të nxehur
E dimë që mund të ndjeni nevojën urgjente për të zgjidhur një konflikt kur jeni shumë, po shumë me nerva, por merrni frymë thellë. Kjo s'do t'ju çonte asgjëkundi vetës sa do t'i jepnit të vegjëlve një model të keq për të ndjekur në zgjidhjet e problemeve. Kujtoni se partnerët nuk janë armiqtë tuaj, jeni të dy në një skuadër.
Gabimi nr.3: Nuk putheni/përkëdhëleni para fëmijëve
Ndonjëherë fëmijët ju shohin kur ziheni në sy të tyre, por më pak të putheni dhe të tregoni dashuri për njëri-tjetrin në prani të tyre. Sigurohuni që fëmijët t'ju shohin që duheni, pavarësisht çdo konflikti që është normale brenda familjes.
Gabimi nr.4: Fajësoni partnerin në vend që të mbani përgjegjësi
Nuk po jepni shembull të mirë nëse fajësoni babain apo nënën e fëmijës suaj! Kini parasysh që keni një fëmijë para jush dhe s'duhet ta ngarkoni emocionalisht me probleme që nuk i përkasin.
Gabimi nr.5: Nuk i komunikoni qartë nevojat tuaja
Kur je e frustruar duket më e thjeshtë të qëndrosh në heshtje sesa të debatosh dhe t'i shprehësh partnerin gjithë pakënaqësinë. Ajo që ndodh është se vjen një moment kur ti mund të shpërthesh për gjithçka ke mbajtur të akumuluar dhe të krijosh ankth tek fëmijët.
Gabimi nr.6: Të mbash një tjetër standard për fëmijët nga ç'mban për veten
Nëse ti i thua fëmijës tënd të mos ndërpresë dikë kur është duke folur dhe vetë e ndërpret partnerin kur ai flet, cili është mësimi që i dhe? Nëse i thua se nuk etike të tregohet arrogant me të tjerët dhe vetë përdor gjuhë të egër me njerëzit çfarë vlere kanë leksionet? Fëmija duhet të reflektojë standartin tuaj, prandaj kujdes!
Burimi: Huffington Post