
Nëse u çuditët me historinë e Simone, i cili pretendonte se ishte djali sekret i mbretit Charles III dhe Camilla-s, prit sa të lexosh për Sarah, një vajzë e cila thotë se është fëmija i princeshës Diana dhe Charles.
Sipas "Globe", thuhet se Sarah ka lindur në viti 1981, përpara princit Willaim dhe sipas thashethemeve, Kate Middleton është takuar me të, kur ajo dhe William kanë vizituar ShBA.
US magazine claims Charles and Diana 'had secret daughter' who has met Kate Middleton http://t.co/lyRCjwTx37 pic.twitter.com/USLSbURxta
— The Mirror (@DailyMirror) April 25, 2015
Burimet thonë se ekzistenca e saj u zbulua nga familja mbretërore dhe që prej asokohe, të gjithë duan që ta fshehin si histori. Thuhet se Sarah ka lindur kur Diana ishte vetëm 19 vjeç dhe ende e pamartuar me Charles. Mbretëresha Elizabeth II dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore, donin të dinin nëse Diana ishte e aftë të bënte fëmiljë dhe t’i sillte pasardhës mbretërisë.
Pra, dyshohet se vendosën të përdornin fertilizimin in-vitro për të parë nëse vezët e saj ishin pjellore, por një prej mjekëve që mori pjesë në këtë mision sekret, vodhi vezët e Diana-s dhe spermën e Charles.
Exclusive Interview! Princess Diana’s Secret Daughter: Charles Wants Me Dead! https://t.co/OSenhjqf99 pic.twitter.com/b5b7mShh5S
— National Enquirer (@NatEnquirer) December 2, 2015
Më pas, mjeku përdori një grua surrogate për të sjellë në jetë Sarah. Dyshohet se kur Diana vdiq në vitin 1997, në një aksident automobilistik, Sarah u frikësua për jetën e saj dhe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që asokohe, ka jetuar atje.
Historia e saj nuk është krejtësisht e panjohur, pasi media të ndryshme e publikuan versionin e saj, ku Sarah shprehej se “Charles e donte të vdekur”. Por, intervistat u fshinë menjëherë pas publikimit.
Rishtazi, është rikthyer në vëmendjen e publikut përmes revistës “Globe”, ku u përdor një imazh i një gruaje të re që ka shumë ngjashmëri me princeshë Diana-n, megjithëse fotoja duket e modifikuar.
Artikuj të sugjeruar:
- Një tjetër ribashkim? Mund t’i shohim sërish bashkë Kate, William, Meghan dhe Harry
- Gjithë sytë tek fotot që mbreti Charles mban në zyrë: Çfarë ka ndryshuar prej 2019?
- Princ Harry thotë se nuk e ka idenë pse njerëzit e quajnë
- *Gishtat e fryrë* të mbretit Charles u bënë viralë: Mjeku shpjegon arsyet e ënjtjes
- Meghan dhe Harry duan që 2023-shi të jetë viti i paqes me familjen mbretërore, ama ka disa sfida
- William dhe Kate do të marrin një tjetër rezidencë, sepse kush i refuzon dhuratat e mbretit