Shqipëria

Sali Berisha hapi TikTok dhe sigurisht, komentet ishin ~LOT~

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2022

Sali Berisha hapi TikTok dhe sigurisht, komentet ishin ~LOT~
@prof.dr.saliberisha/ TikTok

Sali Berisha duket shumë i përditësuar me të gjitha aplikacionet dhe platformat e komunikimit, ndaj nuk vonoi shumë dhe hapi një llogari zyrtare në TikTok.

@prof.dr.saliberisha Mirëdita, një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar #TikTok #sb #partiademokratike#saliberisha#pdsh ? original sound - Sali Berisha

Ai postoi videon e parë dhe tha: “Mirëdita! Një përshëndetje nga kanali im në TikTok. Jam entuziast që nga sot, po filloj një komunikim me ju përmes këtij kanali që njeh përparim të shpejtë. E vërteta është se ka qenë një pasion që do të mbetet gjithnjë: teknologjia”, tha doktori dhe menjëherë u mirëprit nga njerëzit, të cilët ndër të tjera, e përgëzuan për energjinë.

Sali Berisha hapi TikTok dhe sigurisht, komentet ishin ~LOT~

Postimi mori pa fund shikime dhe komente dhe njerëzit u shprehën po aq entuziastë për ta parë në një përballje live me Ramën, duke kërkuar gifts (dhurata).

Sali Berisha hapi TikTok dhe sigurisht, komentet ishin ~LOT~

Sali Berisha hapi TikTok dhe sigurisht, komentet ishin ~LOT~

Sali Berisha hapi TikTok dhe sigurisht, komentet ishin ~LOT~

Të tjerët, i kërkuan live me persona të njohur në TikTok.

Sali Berisha hapi TikTok dhe sigurisht, komentet ishin ~LOT~

Sali Berisha hapi TikTok dhe sigurisht, komentet ishin ~LOT~

Por, Sali Berisha ka qenë gjithmonë personazh mjaft i ndjekur në TikTok, me apo pa llogari zyrtare, ndaj ka përfituar t’i përshëndesë drejtpërdrejt nga studioja e “Opinion” të gjithë shikuesit dhe fansat e tij.

Ai i bëri bisht për 5 sekonda pyetjes së Blendi Fevziut dhe tha: “Para se të diskutoj për këtë problem, unë kam një lajm shumë të veçantë. Tiktok-u me të cilën hapëm emisionin, më njoftojnë se ka arritur 216 mijë shikues. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ata. Vazhdojmë tani…” për të kaluar te pyetja.

Gjithashtu, kryetari i Partisë Demokratike tha se i bën vetë videot, postimin të tjerë persona. Ai tregoi edhe arsyet pse e hapi dhe duket mjaft i qartë në qëllimin e tij.

“TikTok-u është sot më i preferuar për adoleshentët dhe mosha afër adoleshencës. Pavarësisht nga interesi i tyre me politikën, komunikimi me ta është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, u shpreh Berisha.

Fevziu e pyeti nëse ideja ishte e Berishës, apo ai e huazoi nga Berlusconi, i cili para disa ditës gjithashtu hapi një llogari në TikTok.

“Jo, ka qenë ide e imja, e shtyrë për shkaqe të ndryshme, por ideja ishte e imja”, tha Berisha, si një vizionar dhe i apasionuar pas teknologjisë.  

Artikuj të sugjeruar: