
Fillimisht, mos harroni se do të keni kapelen tipike të diplomimit. Thënë këtë, flokët nuk duhet të jenë të kapur dhe ju duhet të shmangni aksesorë që do ndërhyjnë të kapelja. Mbeten dy opsione: T'i krihni drejt, me onde, ose t'i lini në habitatin e tyre natyral (okay, tre opsione).
Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë të vishni në ceremoninë tuaj të diplomimit:
- Një këmishë dhe pantallona (kostum ose jo) do dukeshin shumë mirë.
- Edhe një fustan do të ishte ideal. Fustanet dhe fundet janë ide të shkëlqyera por kini parasysh gjatësinë, veçanërisht në rast se do të ngjiteni në skenë.
- Nuk rekomandohet që të keni një xhaketë nën veshjen tipike të diplomimit, pasi rrjedhiimisht do të keni shumë vapë!
Sigurohuni të ndiheni rehat me çfarëdo që të vishni. Dhe mos harroni, është fundi i një rrugëtimi të gjatë, të lodhshëm dhe të paharrueshëm, prandaj ndihuni krenarë për veten dhe shijojeni!