TV Mania

Nderi më i madh që dikush i ka bërë Capital T? TRADHTIA

Shkruar nga Anabel

15 Tetor 2022

Nderi më i madh që dikush i ka bërë Capital T? TRADHTIA
Photo Credits: Google Images

I ftuar në videopodkastin "Zë me Mirën", Capital T pranon se ka tradhtuar (deri diku), por edhe se e kanë tradhtuar. 

Megjithatë, reperi nuk duket se mban mëri për këtë të fundit.

"Ka qenë ndoshta nderi më i madh që më kanë bërë në jetë. [...] Ajo (ngjarja, jo ish-e dashura), më ka bërë më mirë dhe më ka bërë të kuptoj shumë gjëra."

Ai vazhdon:

"Kam qenë shumë i ri. Kam hyrë në analiza, për shembull, që s'i kisha menduar në atë moshë...që pamja s'është gjithçka, që mund të jetë diçka tjetër. (Ai) mund të jetë person më i mirë, më i komunikueshëm, di të flasë më mirë, t'i shpjegojë ose t'i trajtojë gjërat më mirë."