
Të premten, Kim dhe Kanye ishin prezentë në ndeshjen e basketbollit të vajzës së tyre North dhe e shmangën totalisht njëri-tjetrin.
Një burim tha për “TMZ” se Kim u distancua nga Kanye nga momenti që ai veshi bluzën oversize “White Lives Matter” në një event ku u paraqit bashkë me të dashurën, Candace Owens.
Ky veprim i Kim duket drastik, pasi ajo gjithnjë është treguar mbështetëse dhe ka vendosur ura komunikimi me ish-bashkëshortin, për hir të fëmijëve.
“Prej disa javësh, ata kanë zero komunikim dhe gjithçka rreth axhendës së fëmijëve po koordinohet nga asistentët respektivë”, tha burimi.
Ky veprim i Kim vjen pas deklaratave të Kanye se klani Kard-Jenner ka rrëmbyer fëmijët prej tij dhe përplasjes virtuale me Khloè Kardashian në Instagram. Gjithashtu, Kim është detyruar të punësojë më shumë truproja për fëmijët, pas sulmeve të Kanye.
Artikuj të sugjeruar:
- Kim zbulon vendin ku ka bërë seks me Pete ‘për të nderuar’ gjyshen e saj o.O
- Mund të mos jemi miliarderë, ama e dimë ç’janë tortelinit, ndryshe nga Kim-i
- Kanye thotë se e ka shumë qejf shoqen e ngushtë të Kylie Jenner
- Kanye vijon me akuzat për familjen Kardashian, këtë herë i kundërvihet Khloé -s
- Nëse Kim nuk shkon dot në shfaqjen e Balenciaga, vjen shfaqja te Kim-i
- Kim Kardashian do të paguajë 1.26 milionë dollarë gjobë, por pse?
- Kanye West hap shfaqjen e Balenciaga-s: Kuptimi i ecjes në baltë