Ky është padyshim momenti i Hailey-it! Fillimisht ishin thonjtë perlë që frymëzoi gjithë vajzat, pastaj intervista pa doreza, bisedat rreth Selena Gomez, një përqafim i paparashikuar fare me këtë të fundit, kurse tani- ky fustan!
Modelja u shfaq në eventin e mbajtur mbrëmjen e së shtunës në eventin e Academy Museum Gala në Los Angeles dhe ia doli të marrë *sërish* vëmendjen e të gjithëve. 25-vjeçarja veshi një fustan ngjyrë kafë të errët nga Saint Laurent dhe ju do ta ruani diku screenshot- sepse KY fustan ju duhet!
I ngushtë pas trupit, i rrudhosur në pjesën e belit dhe i gjithi i hapur, fustani i Baldëin është must për evente, apo thjesht një darkë speciale dhe më pas një club. Flokët zgjodhi t'i mbante të krehur drejtë dhe shumë thjeshtë dhe për aksesorë u mjaftua me një varëse elegante të ngushtë pas qafës gold.
Rezultatin e shihni vetë! Thjesht Wow! Ndoshta fustani juaj nuk do të jetë fiks ky nga YSL, por është lehtësisht i arrirë.
Burimi: Glamour