Marredhenie

Që të mos e përdorni vend e pavend si fjalë: Çfarë e bën dikë 'toksik'?

Shkruar nga Anabel

17 Tetor 2022

Që të mos e përdorni vend e pavend si fjalë:

Mund ta dëgjojmë fjalën toksik aq herë sa dëgjojmë "mirëmëngjes" apo "mirupafshim". Le ta pranojmë që kemi abuzuar pak të gjithë me përdorimin e këtij termi sepse jo të gjithë e dimë tamam çfarë të bën të jesh ose jo toksik.

Nuk ka një përkufizim të qartë një fjalë e tillë njësoj siç ka për "narcistët", por ne si shoqëri e lidhim me të qënit "i/e ngjitur". Thënë këtë, fjala toksik lë vend për interpretime. Në fakt ne kur i themi dikujt "toksik" nisemi nga mënyra sesi ata na kanë bërë të ndihemi, por çfarë do të thotë vërtetë të jesh i tillë?

Qartazi ka shumë mënyra që të bëjnë të perceptohesh si i tillë sepse marrëdhëniet njerëzore janë komplekse dhe delikate në të njëjtën kohë. Për ta kuptuar nëse ky njeri afër jush ka qenë i tillë ose jo, përgjigjjuni pyetjeve në vijim:

1.

A ndihem më mirë apo më keq në lidhje me jetën time në përgjithësi pasi kaloj kohë me këtë njeri?

2.

A e gjej veten duke injoruar telefonata, mesazhe apo duke anulluar takime me këtë njeri?

3.

Prezenca e këtij njeriu më ka bërë mirë apo keq?

4. 

A ndiheni të përdorur dhe të presionuar pas një bisede të gjatë me të?

Nëse shumica e këtyre pyetjeve merr si përgjigje një "po" atëherë thellohuni pak më shumë. Ndoshta ata s'janë "toksikë", por s'janë miqtë tuaj më të mirë. Për shembull, nëse një shoqja juaj kujtohet gjithmonë nëse do t'i bësh një nder, por kurrë s'është aty për ty, ajo jo domosdoshmërisht është njeri toksik, marrëdhënia juaj është e tillë. 

I gjithë ky procec do të na ndihmojë të rritemi dhe të mos përdorim terma që s'i përkasin njeriut apo situatës në të cilën ndodhemi.

Burimi: Huffington Post