Termi 'akullore e kripur' po bëhet viral në TikTok dhe s'bëhet fjalë për ushqimin. "Salty ice-cream" (akullorja e kripur) është një term i vendosur për herë të parë në fjalorin urban amerikan (Urban Dictionary) nga dikush i quajtur Corey Miller.
Përpara se të kërkoni këtë frazë në internet, do paralajmëroheni për përmbajtje shqetësuese dhe seksuale.
Çdokush mund të postojë në Urban Dictionary dhe nuk ka asnjë mënyrë reale për të gjetur se kush ka postuar çfarë. Për këtë arsye, ka një mori fjalësh dhe frazash vërtet të çuditshme që gjenden në faqe, me përkufizime të çuditshme të bashkangjitura ndaj tyre – një prej tyre është akullorja e kripur. Ju mund të kishit kaluar gjithë jetën tuaj pa e ditur se çfarë do të thotë kjo frazë – por falë TikTok të gjithë po e google-ojnë.
Disa po filmojnë dhe reagimin e tyre kur zbulojnë shpjegimin.
Sipas Urban Dictionary, akullorja e kripur është spermë, e cila ka mbetur për më shumë se dy ditë. Ne jemi të traumatizuar. Ju jeni të traumatizuar. Të gjithë janë të traumatizuar!
Burimi: The Tab