Popullsia globale parashikohet të arrijë një moment historik më 15 nëntor, ku pritet që numri i njerëzve që jetojnë në Tokë të shkojë 8 miliardë. Disa njerëz kanë shprehur shqetësimin për ndikimin e numrit në rritje në një botë që tashmë po përballet me varfërinë, krizën klimatike dhe zhvendosjen dhe migrimin e nxitur nga konfliktet.
Megjithatë, Dr. Natalia Kanem, drejtoreshë ekzekutive e Fondit të Popullsisë së OKB-së (UNFPA), u bëri thirrje vendeve të mos panikohen, por në vend të kësaj të përqendrohen në ndihmën ndaj grave, fëmijëve dhe njerëzve të margjinalizuar që janë më të rrezikuar nga ndryshimet demografike.
“E kuptoj që ky moment mund të mos festohet nga të gjithë. Disa shprehin shqetësime se bota jonë është e mbipopulluar, me shumë njerëz dhe burime të pamjaftueshme për jetën e tyre. Unë jam këtu për të thënë qartë se numri i madh i jetëve njerëzore nuk është shkak për frikë,” tha ajo.
Kanem tha se nëse qeveritë përqendroheshin vetëm te numrat, rrezikonin të vendosin kontrolle të popullsisë për të cilat historia ka treguar se janë “të paefektshme dhe madje të rrezikshme.” “Ne nuk mund të përsërisim shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut, që u heqin grave aftësinë e tyre për të vendosur nëse ose kur të mbeten shtatzënë, ose nuk duan fare,” tha ajo.