Celebrity

Zyrtarisht, yjet e BTS lënë karrierën dhe shkojnë ushtarë

Shkruar nga Anabel

18 Tetor 2022

Zyrtarisht, yjet e BTS lënë karrierën dhe shkojnë

Shtatë anëtarët e BTS - një nga grupet më të mëdha në botë - do të kryejnë shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut, lajmëroi agjencia e tyre, duke i dhënë fund një debati të gjatë kombëtar nëse ata duhet të përjashtoheshin nga rregulli.

Artistët do të shërbejnë secili gati dy vjet në ushtri. Jin, anëtari i grupit më i madh në moshë, do të jetë i pari që do të ndërrojë veshjen skenike me një uniformë ushtarake menjëherë pasi të mbushë 30 vjeç në dhjetor, thanë mediat. Gjashtë anëtarët e tjerë, të lindur midis viteve 1993 dhe 1997, do të ndjekin shembullin e tij.

Yjet e BTS pritet të bashkohen rreth vitit 2025, sipas kompanisë së tyre të menaxhimit, Big Hit Music. Vendimi vjen disa muaj pasi BTS njoftoi se këngëtarët po bënin një pauzë si grup për t'u përqëndruar në karrierën solo.

Të gjithë burrat e aftë të Koresë së Jugut nën moshën 30 vjeç duhet të shërbejnë në ushtri për 18 deri në 21 muaj – një detyrë që synon të ruajë aftësinë e vendit për t'u mbrojtur kundër një sulmi të mundshëm nga Koreja e Veriut, me të cilën teknikisht është ende në luftë. Disa koreano-jugorë, si muzikantë dhe kërcimtarë klasikë pse fitues të medaljeve në Lojërat Olimpike dhe Aziatike, janë përjashtuar nga rregulli.

Zyrtarisht, yjet e BTS lënë karrierën dhe shkojnë

BTS vlen më shumë se 3.54 miliardë dollarë në vit për ekonominë e Koresë së Jugut, sipas një raporti të vitit 2018 nga Instituti i Kërkimeve Hyundai – shifër e barabartë me kontributin e dhënë nga 26 kompani të mesme. Instituti tha se BTS është arsyeja pse një nga 13 turistë vizitojnë Korenë e Jugut. Por, të gjitha këto nuk kanë rëndësi kur vjen puna te ushtria.

Refuzimi për të kryer shërbimin ushtarak është krim në Korenë e Jugut dhe mund të çojë në burgim.